Sytë e gjithë Europës janë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit.
Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të gjithë parakaluan në tapetin e kuq një nga një.
Rama në momentin kur po prezantonte ministrat u shpreh se Igli Hasani ishte Ministri i ri i Financave, duke e ngatërruar me Ervin Meten që e kishte në krahë.