Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rama: Të mbyllim hendeqet për të siguruar një harmoni në Evropë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalinë hyrëse të Procesit të Berlinit, ka thënë se Ballkani Perëndimor ka krijuar ndarje progresive mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Ai ka thënë se investimet në Ballkanin Perëndimor, ndonëse janë domethënëse, 90 përqind e tyre janë hua.

Rama ka thënë se duhet  të mbyllen hendeqet brenda Evropës të cilat po shfrytëzohen nga autokracitë para se ta dëmtojnë Evropën për brenda. para se ta dëmtojnë Evropën

“Investimet në Ballkanin Perëndimor janë domethënëse por vetëm 10 përqid janë grante dhe 90 përqind janë hua. Nuk po kërkojë përfitime të barabarta për vendet jo –anëtare të BE-së apo një proces të përshpejtuar të anëtarësimit. Procesi i merituar drejtë anëtarësimit duhet të vazhdojë për të mirën tonë. Ajo çfarë po them se në këtë peizazh që zhvillohet shpejtë në një botë ku vendimet gjeo strategjike dhe të përshpejtuara po shndërrohen gjithnjë e më tepër në avantazhet e autokracive që po përpiqen të mbledhin forca dhe për të ndryshuar mënyrën se si funksionon bota. Ne duhet të eksplorojmë rrugë të reja për të ngushtuar hedeqt ekzistuese për të siguruar një ekzistencë të harmonishme të Evropës dhe të merremi më këto ndasi para se ta dëmtojnë Evropën së brendshmi”, tha Rama./teve1.info/