Njerëzit e qytetit të Be’er Shevës kanë përjetuar momente të frikshme kur filloi të binte alarmi disa minuta më parë, që paralajmëronte sulm me raketa nga Hamasi.
Gazetari i Top Channel që po raporton në Izrael, ka qenë prezent në këtë moment dhe ka filmuar kur qytetarët janë larguar të gjithë nga makinat e tyre, për t’u strehuar.
Një një video, shihet edhe një grua shtatzënë, e cila pasi ka dalë nga makina ka pësuar shok, nga frika se raketa mund të bjerë mbi ta.
“Një alarm tjetër sapo ka rënë, qytetarët po largohen. Duhet të braktisim makinën tonë. Raketat! Një grua e tmerruar! Është një grua shtatzënë e cila u tmerrua, pësoi një krizë”, thotë gazetari Artur Bibe./ Top Channel