Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Mish, peshk dhe enë të papastërta – AUV me aksion në Prizren e Malishevë, mbyll pesë lokale “Fast Food”

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së fundmi ka zhvilluar një aksion në Prizren dhe Malishevë në 19 lokale të gastronomisë të cilat përgatitin ushqime të shpejta. Gjatë kontrollit, AUV ka hasur në parregullësi dhe kanë shqiptuar edhe gjobë.

Nga 19 lokale, 5 prej tyre janë mbyllur dhe janë asgjësuar produkte mishi, vezë dhe salcë.

Njoftimi i plotë:

AUV, në aksionin e inspektimeve në regjionin e Prizrenit mbyll 5 lokale Fast Food dhe inicion 6 kundërvajtjeje

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot me date 16.10.2023. Në regjionin e Prizrenit ka organizuar aksion kontrolli mbi lokalet e gastronomisë qe shërbejnë ushqime të shpejta ( Fast Food). Janë përfshirë komuna e Prizrenit dhe Malishevës. Përmes 6 ekipeve inspektuese të udhëhequra nga Koordinatori i zyrës regjionale të  AUV-së në Prizren. Është arritur të realizohen 28 inspektime të detajuara sipas urdhrit të Ministrit të MBPZHR-së dhe Drejtorit Ekzekutivë të AUV-së.

Nga 19 inspektimet në Prizren dhe 9 inspektimet në Malishevë janë mbyllur 5 lokale. Janë iniciuar 6 lëndë kundervajtëse. Në dy raste janë shqiptuar gjoba mandatorë. Po ashtu janë asgjësuar 4 kg mish produkte mishi, 33 kokrra vezë dhe 1 kg salcë (sosë). Aksionet do të vazhdojnë në gjithë territorin e vendit. Secili subjekt qe vendos ne treg produkte ushqimore në kundërshtim me rregullat ligjore do të sanksionohet. Ruajtja e shëndetit të qytetareve është prioritet dhe synim kryesor i AUV-së.