Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Veriu, tokë e askujt”- Albin Kurti i përgjigjet Ramës: Është tokë e Kosovës! Integriteti territorial është i pacenueshëm

“Veriu është tokë e Kosovës”! Kështu u shpreh Albin Kurti nga Tirana, duke iu përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë tha në një intervistë se “Veriu i Kosovës është tokë e askujt”.

Për mediat në Tiranë, Albin Kurti deklaroi se integriteti territorial është i pacenueshëm dhe sovraniteti mbrohet me qeverisje demokratike.

Albin Kurti: Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Ne kemi nevojë më shumë siguri për Kosovën që do të thotë që trupat e NATO-s të jenë në patrullim të përbashkët me policinë e Kosovës meqenëse vija kufitare me Serbinë është 380 km. Policia e Kosovës është responderi i parë në rast tensione, Eulex i dytë dhe KFOR i treti. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, ketë e bën policia e Kosovës. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti mbrohet me qeverisje demokratike dhe me partneret tanë do kujdesemi për sigurinë kombëtare.