Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

TERROR në Bruksel / Një person thërret “Allah Akbar” dhe vret disa tifozë suedezë! Me kallash në dorë niset drejt stadiumit (Video)

Ngjarje e rëndë raportohet në Bruksel, aty ku një person ka hapur zjarr drejt qytetarëve duke vrarë të paktën dy dhe plagosur disa të tjerë.

Sipas informacioneve paraprake, autori ka thirrur “Allah Akbar” dhe ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov drejt qytetarëve.

Të paktën dy persona, të veshur me fanellat e kombëtares suedeze raportohet se kanë mbetur të vrarë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur vetëm pak minuta para nisjes së ndeshjes Belgjikë-Suedi në kuadër të Euro 2024.

Raportohet se autori nuk është arrestuar ende nga policia, ndërsa në rrjetet sociale është dhënë alarmi se ai i është drejtuar stadiumit.

Gjatë ditëve të fundit, shtetet evropiane dhe inteligjenca kanë rritur alarmin për sulme terroriste pas konfliktit mes Izraelit dhe Hamas.

Pamje të rënda!