Eksperti i Sigurisë, Burim Ramadani ka deklaruar se synim final i shtetit të Serbisë mbetet ndarja territoriale e Kosovës.
Për këtë Ramadani tha se shteti serb synon që ta ndërtojë një momentum krejtësisht të ri të organizimit të brendshëm të shtetit të Kosovës.
“Unë besoj që synimi final i Serbisë mbetet ndarja territoriale e Kosovës dhe në rrugën për këtë synim final, ajo synon që të ndërtojë një momentum krejtësisht të ri të organizimit të brendshëm të shtetit të Kosovës. Dhe këtu e kemi fjalën për logjikën e ndërtimit të një lloj Republike Serbe apo të ndonjë lloj kantoni, statusi special vetëm për veriun e Kosovës, i cili pastaj do të kthehej në një problem shkaktues të përditshëm dhe të vazhdueshëm. Dhe pastaj në fund të marrëveshjes finale të jetë pjesë e dialogut apo pjesë e diskutimit”, tha Ramadani në emisionin “ReSpublika” në Tëvë1.
“Dhe si po tenton ta bëjë, unë nuk e besoj që një rethanë të ngjajshme apo në rrethanat sikurse jemi tash bëhet fjalë për invazion klasik ushtarak apo policor të Serbisë brenda Kosovës i cili do të ishte kryesisht skenar i Krimesë që ka ndodhur në Ukrainë. Por unë besoj megjithatë që skenari i Don Basit është ai skenari i cili po luhet dhe është i rrezikshëm në përgjithësi, edhe për qytetarët në veri por edhe për shtetin e Kosovës”, shtoi ai.