Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, tha se përsëritja e një situate, siq e ka quajtur ai “të stilit të Hamasit” në veri përmes Listës Serbe dhe grupit të Radoiçiqit është vështirë e mundshme.
Ramadani tha se një gjë e tillë nuk mund të bëhet për shkak të prezencës së NATO-s në Kosovë por edhe institucioneve demokratike.
“Frikësimi, presioni, shantazhi ka qenë i vazhdueshëm…unë besoj që replikimi i stilit të Hamasit përmes Listës Serbe dhe grupit të Radoiçiqit është vështirë i mundshëm edhe për shkak të prezencës së NATO-s, edhe për shkak të prezencëss së institucioneve demokratike të Kosovës por se ky është qëllimi i tij që të nxis deri në shkallën e një lloj kryengritje.
Ju kujtohet që para pak ditës, Vuçiq tha ose i bëri apel serbëve ku do që jetojnë që të ngrisin kokën lartë dhe në kuptimin e sigurisë ngritja lartë e kokës nënkupton riorganizim apo organizim të një faze tjetër sepse nuk ka ngritje politike të kokës”, tha Ramadani.