As ditën e sotme nuk ka dëshmuar dëshmitari i 29-të në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) edhe pse ishte caktuar që dëshmia e tij të dëgjohej këtë ditë.
Për këtë ka reaguar avokati Gazmend Halilaj, i cili ka thënë se kjo tregon se çfarë krime rëndojnë mbi shumicën e atyre që janë në Hagë.
Ai fton dëshmitarët që të mos frikësohen.
Shkrimi i plotë:
Javën qe shkoj, u arrestuan dy, për Frikësim të dëshmitarëve.
…sot, një deshmitar nuk pranoj të dëshmoj.
Kjo tregon se, çfarë krime rëndojnë mbi shumicën e atyre qe janë në Hagë, dhe shumë tjerëve, qe punojnë për ta.
Po të ishin vetëm 0.1%, pa faj. Nuk do të kërkonin zhbërjen e Gjykatës.
Nuk do të vrisnin, frikësonin dhe poshtëronin ata qe kërkojnë drejtësi për me të dashurit e tyre.
Sekëndejmi-
I ftojë deshmitarët, -TË MOS FRIKËSOHEN-, ata qe pengojnë drejtësinë, janë thjesht MBETURINA, sikurse ata qe vranë bijtë me të mirë të ketij vendi.