Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku u vranë dy shtetas suedezë.
“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel.
Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”.