Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Plas në “Love Island Albania”, sherr mes dy konkurentëve

Një sherr që gati nuk ka degraduar në përplasje fizike ka ndodhur mes Arlindit dhe Aleksandrosit.

Në një klip të transmetuar gjatë mbrëmjes prime të “Love Island Albania”, u pa se dy djemtë kanë patur momente tensioni dhe janë ofenduar mes njëri-tjetrit.

Ka qenë Ueda ajo që i ka treguar Arlindit se Aleksandrosi i ka thënë sërish “të dua”. Arlindi ia ka treguar këtë Eridës dhe kjo e fundit është përballur me Aleksandrosin. Erida ka shpërthyer në lot dhe është shprehur e zhgënjyer.

“Arlindi ka ardhur tek unë dhe u shpreh, se ata të dy duan njëri-tjetrin. U mërzita edhe me Uedën sepse nuk kishte thënë të vërtetën”, tha Erida.

Arlindi ka shkuar të sqarohet me Aleksandrosin dhe këtu ka plasur sherri ku janë përfshirë edhe ishullorë të tjerë për t’i ndarë.