Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

“E bëra për hakmarrje”, autori filmon veten pasi vrau dy suedezë në Bruksel dhe plagosi disa të tjerë (VIDEO)

Brukseli u trondit mbrëmjen e sotme nga një sulm me armë, si pasojë e të cilit humbën jetën dy persona dhe u plagosën disa të tjerë. Referuar “Tgcom”, mësohet se autori në momentin e hapjes së zjarrit, është dëgjuar të thotë: Allah Akbar.

Të shtënat kanë ndodhur në Bulevardin d’Ypres, ndërsa viktimat raportohet të jenë dy suedezë që kishin veshur fanellat e kombëtares së futbollit të vendit të tyre, pasi mbrëmjen e sotme zhvillohet ndeshja e futbollit Belgjikë-Suedi.

Pista e parë e policisë është ajo e një sulmi terrorit, ndërsa Belgjika ka ngritur nivelin e alarmit në 4, që është maksimumi i tij, sinonim i një kërcënimi “serioz dhe të afërt” terrorist.

Ndërkohë një burrë, identiteti dhe përgjegjësia e të cilit për sulmin ende nuk janë verifikuar, mori përgjegjësinë për atë që ndodhi, duke bërë një postim në “X”, në një video në të cilën ai filmon veten duke pretenduar se i përket ISIS-it dhe duke thënë se ka bërë gjestin për të “hakmarrë ndaj myslimanëve”.