Ministri i mbrojtjes së Turqisë, Yasar Gulerm, po qëndron në Kosovë.
Ai është pritur me ceremoni shtetërore nga homologu i tij, ministri Ejup Maqedonci.
Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Guler, do të pritet në takim edhe nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.
Pas takimeve pritet që në Ministrinë e Mbrojtjes së Kosovës të mbahet një konferencë për media.