Janë bllokuar mbi 20 rrugë ilegale nga Policia e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëvendësdrejtori i policisë në Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.
“Janë bllokim të rrugëve ilegale në mbarë kufirin që e kemi ne me Serbinë, janë mbi 20 bllokime të rrugëve që ne i kemi bërë. Diku me blloka betoni, diku me bager i kemi hap gropa dhe janë blloku ato rrugë” – tha Elshani.
Policia e Kosovës sot është duke zhvilluar disa bastisje në veri. Një bastisje të ngjashme e ka zhvilluar edhe të shtunën ku ka konfiksuar një sasi të armëve.
Të gjitha bastisjet në veri lidhen me sulmin që ndodhi në Bansjkë me 24 shtator.