Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Emri i fëmijës fut në sherr prindërit, çështja përfundon në Gjykatën e Lartë

Kush e ka fjalën e fundit për emrin që do t’i vihet fëmijës? Është e qartë se ky duhet të jetë një vendim i përbashkët i prindërve.
Megjithatë, nëse fëmija lind jashtë martese, situata ndërlikohet. Prandaj dhe një çift në Greqi kanë vendosur që ta dërgojnë rastin në Gjykatën e Lartë.
Në verën e vitit 2015, një djalë lindi jashtë martese dhe babai i tij biologjik, me një akt noterial e njohu si fëmijën e tij të mirëfilltë.

Me të njëjtin akt noterial, nëna e fëmijës i ka dhënë babait biologjik “prokurë të posaçme për të ndërmarrë çdo veprim të nevojshëm për emrin e fëmijës”.
Megjithatë, pas lindjes së fëmijës, marrëdhëniet e çiftit u acaruan tejmase. Dhe gruaja me një akt të ri noterial ka zhbërë prokurën që i kishte dhënë ish-partnerit për çështjen e emrit.

Pas ardhjes në jetë të djalit, nëna i ka vënë emrin me “M”, ndërsa babai kërkonte që ai të kishte emrin e babait të tij të ndjerë që niste me “P”.
Fëmija ishte konfuz për shkak se njerëzit nga ana e nënës e thërrisnin ndryshe nga të afërmit nga ana e babait, për rrjedhojë çështja ka shkuar deri në Gjykatën e Lartë.