Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë.
Një automjet ka përplasur një këmbësor në aksin Lezhë-Laç dhe si pasojë e plagëve të marra këmbësori ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:00 të mëngjesit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariatin e Policisë Lezhë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të aksidentit.