Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Avokati Smakiqi thotë se KPK-ja assesi nuk duhet ta anulojë konkursin për Kryeprokuror Shteti

 
   

Avokati, Xhevdet Smakiqi ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës, assesi nuk duhet ta anuloj konkursin për Kryeprokuror të shtetit.

Nëse, KPK, sipas tij, e anulon konkursin pastaj përseritë këtë konkurs, shëmbet shtylla e pushtetit të ndarë të Drejtësisë nga Ekzekutivi.

Postimi i plotë i avokatit Smakiqi:

Këshilli Prokurorial i Kosoves assesi nuk duhet te anuloi konkursin për Kryeprokur te Shtetit!

Nëse KPK anulon konkursin pastaj perserite konkursin per Kryprokror te Shtetit, shembet shtylla e pushtetit te ndarë te Drejtësise nga Ekzekutivi.

KPK dhe secili organ si Kuvendi si Qeveria duhet ta kuptojne se Presindenca e Kosoves si organ shtetërore nuk bënë pjesë dhe nuk është hallkë e sistemit te drjetësise, por ështe dege e Ekzekutivit.

Prandaj mbetet detyrim kushteteues dhe ligjor i KPK  qe mos te shembë shtyllen e ndajres se pushtetit gjyqësor nga Ekzekutivi.

KPK duhet te ruajë pavarësinë kushtetuese dhe ligjore te zbatoi ligjin e KPK-se, kurse per refuzim  mos dekretim te kandidatit Blerim Isufaj ti drejtet vet Gjykates Kushtetuese.

Prandaj Presidentja Osmani ka shkaktuar krizë institucionale kushtetuese dhe se ka keqeperdorur kompentencen e saj formale per dekretim te Kryeprokurorit te Shtetit.