Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin e së hënës në Bruksel.
Sipas një postimi të grupit në Telegram, një nga luftëtarët e tij kreu sulmin që la të vdekur dy persona, raporton agjencia Reuters.
Burri i dyshuar për vrasjen e dy tifozëve suedezë të futbollit dhe plagosjen e një tjetri në Bruksel, ishte një 45-vjeçar tunizian, të cilit iu refuzua kërkesa për azil në vitin 2020, por kishte vazhduar të jetonte në Belgjikë ilegalisht, sipas zyrtarëve belgë.
Ai u vra një ditë pas sulmit.