Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç në një konferencë të përbashkët me Presidentin Bajram Begaj tha se vendet e Bashkimit Europian po tregohen të pasinqertë me Shqipërinë dhe Kosovën. Sipas Milanoviç edhe pse kanë kaluar 11 vite dhe Shqipëria ka ecur përpara, Europa prapë duket se ka pritoritete të tjera.
Nga ana tjetër Presidenti kroat bëri thirrje që ky proces të përshpejtohet, se jo vetëm është në të mirë të Shqipërisë por edhe të mbarë rajonit.
“Në 20 vjet e më shumë jam dëshmitar i zhvillimit të Shqipërisë në shumë aspekte. Ky progres nuk është përcjellë me reagimet e duhura institucionale të BE. Dua të them për herë të 10 diçka që ka thënë për herë të parë në vitin 2012 në kohën kur kryeministër ishte Berisha dhe rrethanat ishin të njëjta. Para 11 vjetësh, në 2012, Shqipëria kishte 3 vjet që ishte anëtare e NATO-s. Me BE tentonte të vazhdonte bisedat, por asgjë nuk ndodhte.
Ky absurd, duket që kemi një problem. Sikur një shtet që është mjaft i mirë i organizuar që të jetë anëtar i NATO-s, Shqipëria aty e ka vendin e saj. Jemi futur së bashku në këtë aleancë. Avancimi drejt një aleance tjetër, BE, e cila me shumë komplekse, aty Shqipëria nuk ka mundur të bëjë hapin e parë dhe as të ngrihet nga shtrati. Duket se aty diçka është e pasinqertë, po jo aq sa duhet. Kjo flet shumë për BE dhe për prioritetet tona.
Fakt është që janë në mes të vetmeve, kjo ka të bëjë me thirrjen për të pranuar Kosovën dhe kjo mua më tregon si fakt që e tërë Evropa e njeh, por nuk dëshiron ta përmend, kjo është e dëmshme për ne.”-tha Milanoviç në fjalën e tij.