Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lekaj: Qeveria Kurti ka dështuar në çdo segment për zhvillim ekonomik dhe investime, është qeveri praktikantësh

 
   

Kritika të ashpra ka dhënë ndaj qeverisë Kurti, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

Ai, ka deklaruar se që 20 vite në Kosovë asnjëherë nuk ka qenë gjendja më e keqe sa i përket investimeve.

“Qytetarët nuk kanë përfituar investime kapitale që i ka premtuar kryeministri Kurti, nëse për këto tri vite e viziton Kosovën, kontakton me qytetarët besoni që asnjëherë, pra po e them që 20 vite nuk është gjendja më e keqe sesa tani sepse nuk kemi investime kapitale , nuk kemi mbështetje të ndërmarrjeve familjare, ndërmarrje të mesme dhe të mëdha, nuk kemi investitorë strategjikë të jashtëm, nuk kemi investime që janë proklamuar që do të vijnë nga diaspora jonë apo nga investitorët e jashtëm sepse çdo herë kjo qeveri ka krijuar kriza që kanë ndikuar edhe uljen e zhvillimit ekonomik. Me një fjalë mund të them që Qeveria Kurti ka dështuar në çdo segment sa i përket zhvillimit ekonomik dhe investimeve në Kosovë”, ka thënë Lekaj.

Qeverinë Kurti, Lekaj e ka quajtur qeveri praktikantësh.

“Kjo është një qeveri e praktikantëve dhe nuk po dojnë me hjek atë emër dhe do të mbesin si qeveri e praktikantëve, si qeveri që ka marr vendime ad hoc dhe si qeveri që na i ka sjellë sanksionet nga Bashkimi Evropian”, ka shtuar deputeti Lekaj.