Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Çim Peka: Kushdo që është kundër Albinit, Ramushi pajtohet me të

Çim Peka, gazetar nga Shqipëria ka folur në Pressing të T7 për rivalitetin politik në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Shqipërisë, Edi Rama.

Peka ka thënë se momentalisht kush është kundër Ramës në Tiranë është pro Albin Kurtit në Prishtinë.

Kjo pasi sipas tij, Rama nuk ka rivalitet me liderët politikë të Kosovës, por me interesat e Kosovës.

Sipas tij, Rama ka probleme thuajse me të gjithë liderët e Kosovës që nga viti 2013.

”Është rivaliteti i Ramë me interesat e Kosovës, kushdo kryeministër apo lider politik në Kosovë që është munduar ta mbrojë interesin e Kosovës nga 2013 e këndej ka qenë armik me Edi Ramën”, ka thënë Peka.

Më pas. Ai tha se nuk duhet të merret parasysh për këtë mendimi i Ramush Haradinaj si opozitar, pasi thotë sesi kryeministër është sjellur ngjashëm me Kurtin në raport me Ramën.

”Mos lexoni Ramush Haradinaj që është në opozitë sepse Haradianj kushdo që është kundër Albinit, ai është dakord”, ka thënë Peka.