Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kimete Berisha: Ud. kryeprokuror i shtetit sot është ‘jarani’ i gjyqtares famëkeqe serbe Danica Marinkoviç, asaj shtrigës që ‘hetoi” masakrën e Reçakut

 
   

Kimete Berisha në një shkrim të saj autorial në Facebook ka komentuar deklarimin e sotëm të Presidentes Vjosa Osmani.

Ajo është treguar shumë kritike ndaj presidents, duke përfshirë poashtu edhe Ministrën Donikë Gërvalla.

Berisha thotë se në Kosovë nuk ka drejtësi, derisa sipas saj, Ud. kryeprokuror i shtetit sot është ‘jarani’ i gjyqtares famëkeqe serbe Danica Marinkoviç deri në vitin 1999 (asaj shtrigës që ‘hetoi” masakrën e Reçakut).

Postimi i plotë:

Presidentja me def!

1. Në konferencën me gazetarë ku Presidentja njoftoi për refuzimin e kryeprokurorit të shtetit, s’kishe çka sheh…Dul lulia te bunari.

– Presidentja na garantoi se Kosova nuk është shtet demokratik.

Se, tha, sikur Kosova të ishte shtet demokratik, ata prokurorët që e kanë kërcënuar me ‘lidhje të duarve’, nuk do të ishin më prokurorë.

Por, ata edhe e kanë kërcënuar, edhe kjo e di kush janë ata, edhe nuk frikësohet prej tyre, …

edhe kjo drejtësinë e do kaq shumë sa që ka mundësi ta çlirojë drejtësinë së paku nga prokurorët kriminelë që e kanë kërcënuar me lidhje të ekstremiteteve, por kjo nuk dëshiron drejtësi as për veten…

E ka të ndaluar të përbishtet me kriminelë. Nuk guxon ta dish se dikush është kriminel e të heshtësh.

Se kur ia hesht emrin kriminelit- e mbron.

Ti mazohiste nuk je që i mbron ata që janë zotuar se do të t’i lidhin duart.

2. A çohet  jeta në një vend ku Presidentja kërcënohet dhe askush s’e merr seriozisht. Kërcënuesit prokurorë i thonë rrenëse, shpifëse, hajde bujrum trego ti kush të bëri hyxhym!

Kur u pyet nga gazetarët se pse nuk i denoncon kërcënuesit,

Presidentja tha se

– Nuk kërkohet drejtësi aty ku nuk ka drejtësi.

Kjo është njësoj, tha,

sikur të kërkosh ndihmë nga ata që të kërcënojnë.

Vendimin kundër ish-ushtarit të UÇK-së për kryeprokuror të shtetit e përcillte me performancë teatrale, si nën shoqërinë e korit të korbave: me britma, gjeste, me ofendime, akuza, thashetheme, intriga, me shpifje.

Ajo thjesht mund të ishte e qetë me vendimin e saj dhe të bënte si objektive, ama vendimi nuk i mjaftonte, refuzimin e saj e shprehte me nervozë të papërmbajtur dhe me urrejtje, si e trentë, sikur i dukej pak vendimi kundër tij, pa ia parë shkumën…

3. Veç Donika Gërvalla ia kapërcen Presidentes.

Thuajse i ka ruajtur lopët 

me presidentin Macron, Donika iu drejtua si dushmanit me ‘Et voila’ demek, ‘a ju kam thënë se ky është më i keq se Vuçiqi’.

4. Këto të dyjat kanë urrejtje të tmerrshme ndaj burrave..

Meraku i tyre t’ua tregojnë vendin burrave, i preferojnë diktatorët dhe liderët më të fuqishëm botëror, që, të lajnë lesh në ta.

Laje ti moj goce, laje ti, po ti as shaminë e beqarit nuk e lan dot.

E në dritën e Hënës së Re ato duken si gra që i kanë përzë nga shtëpia e që sillen rrethit t’bunarit, ndërkohë që ua kanë vjedhur kovën.

5. Kryeministri priti disa orë pas katarsisit dhe çlirimit emocional të Presidentes në skenë, dhe doli me një disponim pozitiv për Drejtësinë.

Tha  se ‘Drejtësia ka përparuar shumë nën qeverisjen e tij’,  përjashto rastin kur ”Drejtësia e kërcënoi Presidenten, që është rast i izoluar.

5. Ndoshta Presidentja po imagjinon.

Por mbasi që e ka mundësinë e pakufijshme, s’di pse s’imagjinon gjëra të bukura, në vend të prangave.

6. Kurrë Kosova nuk ka qenë më e mjerë dhe më qesharake.

Ndërkohë që Presidentja lufton kundër UÇK-së, asaj nuk i pengon që një ushtar i Millosheviçit u bë zv ministër i qeverisë.

Drejtësi nuk ka se nuk ka.

Kjo ‘Drejtësi’ kriminale punon me porosi.

Jo prokurori i refuzuar, por s’ka shans që shqiptarët kudo që janë të jenë të drejtë.

S’është problem individi por mentaliteti i shqiptarëve.

Padrejtësia është mënyra e jetesës, është zanat i shqiptarëve.

Drejtësia në Kosovë është mall që blihet me pare.

Pafajësia blihet me pare.

Faji projektohet me pare.

Vrasjet dhe vjedhjet fshehen me pare.

Drejtësia në Kosovë është në duart e politikës, biznesit dhe krimit.

S’ka mundësi të jetë ndryshe.

7. Drejtësi s’ka sepse shqiptarët s’kanë nevojë për Drejtësi.

P.S. Ud. kryeprokuror i shtetit sot është ‘jarani’ i gjyqtares famëkeqe serbe Danica Marinkoviç deri në vitin 1999 (asaj shtrigës që ‘hetoi” masakrën e Reçakut).

Sepse, Këshilli Prokurorial i Kosovës është ‘qerdhja e gjarpërinjëve’!