Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Rritet në 3.478 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e Izraelit ndaj Rripit të Gazës

Është rritur në të paktën 3.478 numri i palestinezëve të vrarë dhe mbi 12 mijë numri i të plagosurve në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës që nga 7 tetori e deri më tani, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza jepen informacione lidhur me të dhënat që kanë mbërritur në spitale si pasojë e sulmeve të Izraelit kundër Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë ndaj Rripit të Gazës është rritur në 3.478 numri i palestinezëve të vrarë ndërsa numri i të plagosurve ka tejkaluar mbi 12 mijë.

Më tej bëhet e ditur se forcat izraelite gjatë kësaj kohe kanë vrarë 62 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar ndërsa numri i të plagosurve se është 1.300.