Më 19 tetor 1781, ushtria amerikane fitoi betejën vendimtare të luftës për pavarësi.
Gjenerali britanik, Lord Charles Cornwallis, u dorëzua në Yorktown të Virxhinias, pasi ushtria e tij u rrethua nga forcat e Geroge Washingtonit dhe flota detare franceze.
Gjenerali Cornwallis nënshkroi dokumentet e dorëzimit pas gati dy javësh rrethimi.
Ai mendonte se qëndresa e mëtejshme do të ishte një humbje e kotë e jetës së trupave të tij. Gjenerali i urdhëroi ushtarët e tij të marshonin jashtë qytetit me dinjitet, me flamujt e tyre të pashpalosur në shenjë humbjeje.
Ndërkohë që trupat britanike dorëzonin armët, gjenerali urdhëroi bandën muzikore të luante marshin anglez me titull që i përshtatej atij rasti, “Bota është Përmbysur./kp