Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme (18 tetor) në zonën e Shkozës, në Tiranë, ku disa persona i kanë bërë atentat një të riu.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “Panorama” disa persona i kanë bllokuar rrugën 21-vjeçarit dhe kanë qëlluar më armë drejt makinës ku ndodhej i riu, por plumbat nuk kanë prekur asnjëri.
Ndërkohë, 21-vjeçari me iniciale H.Xh, ka qenë në makinë i shoqëruar nga një vajzë.Ndërkohë mësohet se autorët kane qenë të maskuar dhe pasi kanë qëlluar më armë zjarri e kanë dhunuar të riun me sende të forta.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton, ndërsa në janë gjetur gëzhoja armësh.
https://zebra.cdnja.co/v/l7/l790w.mp4?token=3zuaaIYoxzxQe6LFmBX8jA&expires=1697698089
https://zebra.cdnja.co/v/dk/dk9jA.mp4?token=a0jimD0IdQbk9TaStM4fPg&expires=1697698089