Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, shteteve të shumta anëtare të Kombeve të Bashkuara, përfaqësuesve të shoqërisë civile e medieve për dhunimet seksuale të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Osmani në fjalimin e saj e ka falënderuar Shqipërinë për nismën, si dhe për ftesën që të flas në emër të Republikës së Kosovës.
Kështu duke i dhënë kështu zë mijëra të mbijetuarave të dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë.
“Mirënjohëse edhe ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Mbretërisë së Bashkuar si bashkë-organizatorë të kësaj seance”, ka thënë ajo.