Aeroporti Euro Basel është evakuuar pasditen e së enjtes për shkak të një alarmi për bombë.
Nja bagazh i braktisur dyshohet se ka qenë arsye e dyshimeve të autoriteteve të sigurisë. Aeroporti është në tokën franceze.
Qindra udhëtarë në Aeroportin Euro janë bllokuar përkohësisht pas këtij alarmi.
Në Francë, disa aeroporte rajonale u mbyllën të mërkurën pas kërcënimeve me bombë./Indeksonline