Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Evakuohet aeroporti i Baselit

Aeroporti Euro Basel është evakuuar pasditen e së enjtes për shkak të një alarmi për bombë.

Siç raporton  “20 Minuten” jashtë aeroportit pati skena kaotike dhe qindra udhëtarë duhej të largoheshin nga terminali.

Zyra e shtypit e aeroportit konfirmoi një evakuim “për arsye sigurie”.

Aeroporti, i cili ndodhet në tokën franceze, është vetëm një nga shumë që duhej të mbyllej përkohësisht në Francë për shkak të kërcënimeve me bombë.

Incidente të ngjashme kanë çuar vazhdimisht në kaos në aeroport në të kaluarën. Në Francë, disa aeroporte rajonale u mbyllën të mërkurën pas kërcënimeve për bomba.