Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Krimi në Tiranë/ Flet motra e të plagosurit: Kunata e goditi me thikë në gjoks, ndërsa kishte foshnjën krahë

Një krim në familje ka ndodhur në zonën e Kombinatit sot, ku një grua shtatzënë ka qëlluar me thikën e bukës bashkëjetuesin e saj shtetasin Erald Tosku pas një konflikti në banesë.

Motra e Toskut, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në emisionin “Me Zemër të Hapur” ka zbuluar detaje lidhur me ngjarjen.

Ajo rrëfeu se vëllai i saj ka qenë në gjendje gripale dhe ka kërkuar të ikë në punë duke qenë se çifti banonte në një shtëpi me qira, por bashkëjetuesja e tij ka kundërshtuar.

Ajo zbuloi se pas kësaj situate ka agravuar mes të dyve dhe gjatë debatit Erald Tosku ka shkuar në dhomën e gjumit për të qetësuar djalin 6-muajsh të çiftit, ndërsa gruaja shtatzënë ka marrë thikën në kuzhinë.

Motra e të plagosurit shpjegoi se vëllai i saj u qëllua me thikë teksa mbante në krahë të birin vetëm 6 muajsh.

“Vëllai im ka qenë në gjendje gripale dhe ka pasur temperaturë. Duke qenë se jetonin edhe me qira, vëllai donte të ikte në punë dhe ajo i thoshte mos ik. Ka agravuar situata. Vajza me pak gjë bëhet shumë agresive. Në debat e sipër vëllai i ka thënë ulu se unë do iki për në punë.

Kanë debatuar për ikjen në punë dhe kanë kaluar në fjalë fyese, kush je ti e kush jam unë. Në ato moment vëllai shkoi të qetësojë djalin 6-muajsh në dhomën e gjumit, ndërsa ajo mori thikën. Ai është plagosur me thikë me djalin 6-muajsh në krahë.

Që kur ata janë njohur në fillim e kam konstatuar se ajo është agresive. Ajo ka qenë e martuar më parë dhe ka një vajzë 4 vjeçe. Gjithmonë acarohej dhe agravohej”, rrëfeu ajo.