Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Horoskopi

Habit sociologia shqiptare: Gratë të vendosin sa fëmijë duan të kenë, burrat kanë rol dytësor

Sociologia Eris Dhamo ka folur rreth familjes dhe momentit kur vendoset se sa fëmijë një çift dëshiron të ketë.

Sipas saj duhet të jenë gratë ato që vendosin se sa fëmijë duan të bëjnë, ndërsa në këtë çështje burrat luajnë një rol dytësor.

“Unë kam parë që gratë kërkojnë më tepër angazhim dhe realizim personal, pasi tek e fundit, trupi është trupi i gruas dhe vendimin final duhet ta marr gruaja. Ajo e di se çfarë ndodh me trupin e saj dhe si do e përballojë atë që do ndodh me trupin e saj. Kështu që burrat në këtë dimension janë të dorës së dytë. Janë pjesë e familjes dhe e vendimmarrjes, por janë të dytët në vendimmarrje. Timonin për lindjen e fëmijëve e kanë gratë, pasi ka ndryshuar edhe roli që gratë në këto kohë kanë në familje”,-tha sociologia Dhamo në Euronews Albania.

“Gruaja duhet të vendosë sa fëmijë do kenë, burrat janë dytësorë”- flet sociologia.