Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Tërnava: Vrasjet e pasluftës po e dëshmojnë se ata të cilët e qeverisen vendin që nga paslufta e deri më tani, janë të dyshuar

 
   

Ish zv/ministri i MPB-së dhe eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, vrasjet e pasluftës të kosovarëve-shqiptarë, e që ishin në numer jo të vogël, mjerisht deri më tani nuk janë zbuluar ende, prandaj edhe mos zbulimi i këtyre vrasjeve është një shkak që ndërkombëtaret e shpikën Gjyqin Special në Hagë.

“Tani ata të akuzuar që gjenden në Hagë e që argumentohet fajësija e tyre, gjithsesi se do të dënohen me burgosje të gjata, por të akuzuar edhe të tjerë për në Hagë, do të ketë sipas të gjitha gjasave, sa të merren në pytje të gjithë dëshmitarët që kanë të bëjnë me dëshmit e këtyre të tanishmeve që gjenden në Hagë. Ndërkombetaret që e kanë qeverisur vendin tonë nga viti 1999 e deri në vitin 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës, kishin mjaftë të dhëna dhe dëshmi edhe për vepërkryesë të ndryshëm të krimeve të kryera sikur që ishin vrasje të shumta, por ata e kishin mësuar mentalitetin e popullit tonë, dhe e kishin të qartë se ata “çlirimtarë” tani që gjenden në Hagë, kush do mund t’i dënoj nga gjykatësit kosovarë?”, pyet Tërnava.

Eksperti i sigurisë, Tërnava thotë se, duke i ditur procedurat gjyqësore dhe prapavijat e rrjedhave të gjyqit si dhe mentalitetin e kosovarëve u vendos që gjyqi te vendoset në Hagë, dhe të gjithë gjykatësit të jenë nga shtete të huaja, por harxhimet dhe pagat e gjykatësve do të mbulohen nga institucionet e Kosovës, sikur po veprohet tani.

Ai duke folur për vrasjen e gazetarit Kastrati dhe truprojes së Presidentit Rugova, Besim Dajakut, thotë se kjo heshtje e gjatë e këtyre vrasjeve politike të pazbuluara kaq gjatë, po na e dëshmon se në këto vrasje janë të involvuar edhe ata “rrahagjoksa që e kanë çliru Kosovën” dhe që deri më tani askush nuk e pati guximin që të inicohet zbulimi i këtyre vrasjeve.

“Prandaj ky është shkaku i krijimit të Gjyqit Special të Hagës, që tani po bëhen tri vite që po gjykohen të dyshuarit në Hagë, dhe sipas të gjitha gjasave ky gjykim do të zgjatet në një periudhë më të gjatë duke iu faleminderuar numër të madh të dëshmitarëve që po dëshmojnë në këtë gjyq, prandaj tani ky Gjyqi Special në Hagë, ndonëse nuk e ka në traget periudhën kur janë kryer vrasjet, shpresohet se zbardhjet e këtyre vrasjeve do të ndodhin dhe të vërtetat kriminale të vrasjeve të personaliteteve politike do të zbardhen dhe vrasësit do ta marrin dënimin e merituar, dhe nga këto gjykime do te nxirret një përvojë që do të ndikoj në preventivën e jetës, se kush të kryen vrasje të tilla, ato herëdo kur do të zbulohen, dhe do t’i marrin dënimet e merituara, duke i vuajt dënimet e tyre, nëpër burgje ku iu caktohen vuajtjet e këtyre dënimeve”, vlerëson ai.

Sipas tij, dhe familjarët që i kanë përjetu këto vuajtje të vrasjeve të afërmëve të tyre, do ta kenë më të lehtë që së paku e drejta do të dominoj dhe do t’iu shërbej edhe të tjerëve që veprat e kryera, herëdokur do të zbardhen dhe përgjegjësit do të dënohen pamëshirshëm, duke e kalu jetën e tyre nëpër burgje, si vepërkryes kriminel, ku për këto vepra ka familjar që munden t’i jetësojnë edhe ligjet e kanunit të hakmarrjeve.

“Këto vepra të kryera dhe të pazbuluara nga vendoret deri me tani po e dëshmojnë se ata të cilët e qeverisen vendin që nga paslufta e deri më tani, janë të dyshuar për këto vrasje që nuk u zbuluan asnjë deri më tani, e ata të dyshuar tani gjenden në Hagë, dhe disa të tjerë që pritet t’iu bashkangjiten atyre në Hagë”, theksoi Tërnava për ‘Bota sot’.