Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Lladrovci komenton videon ku Adem Jashari uronte shokët për Vitin e Ri: Shteti i Kosovës është mrekulli

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar një video që u shpërndah në rrjetet sociale, ku komandanti legjendar, Adem Jashari, iu kishte uruar Vitin e Ri disa shokëve të tij.

Urimi kishte ndodhur për vitin 1996. Për këtë ka shkruar Lladrovci, duke e cilësuar si mrekulli çlirimi e pavarësia e Kosovës.

”Sot, në rrjetet sociale, është mesazhi i Komandantit legjendar Adem Jashari, me rastin e Vitit të Ri 1996, për disa nga shokët e përkushtuar e të zotuar për të ecur rrugës së çlirimit me çdo çmim. Historia jonë e re, pati fillim që mund të quhej mrekulli të cilën bota dhe disa shkurtpamës nuk mund ta besonin se Komandanti legjendar me UÇK-në mund ta shporrnin një armatë të fuqishme si ajo e Serbisë”, ka shkruar ai.

Më tutje, Lladrovci tha se si respekt për Adem Jashari sot në sheshin ”Fehmi e Xhevë Lladrovci” është shtatorja e Adem Jasharit.

”Mrekullia ndodhi, e ne sot, jemi shtet i pavarur dhe me krenari i kujtojmë ato ditë, i kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët tanë, kujtojmë Komandantin tonë legjendar, Adem Jasharin dhe të gjithë ata që dhanë gjithçka për lirinë tonë”.

”Prandaj, sot, në Sheshin “Fehmi e Xhevë Lladrovci, ndodhet shtatorja e Komandantit legjendar Adem Jasharit, Hamzës dhe Bacit Shaban si mesazh për gjeneratat se vepra e tyre është e përjetshme dhe ne jemi krenar që jetuam në këtë epokë”, ka shkruar Lladrovci.