Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

AAK-ja me Rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të PE-së, për sulmin e 24 shtatorit

 
   

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të propozojë Rezolutë mbështetëse për të përkrahur atë të Parlamentit Evropian lidhur me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Këtë e ka bërë të ditur shefi i deputetëve të kësaj partie, Besnik Tahiri, në një konferencë për medie.

Rezoluta e PE-së që përmban 28 pika në të cilat flitet për zhvillimet e fundit politike dhe procesin e dialogut, e dënon në formë të fuqishme këtë agresion.

“Grupi Parlamentar i AAK-së do t’i propozojë Kuvendin mbajtjen dhe miratimin e një deklarate politike për dy çështje; e para një rezolutë mbështetëse nga Kuvendi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e cila si asnjëherë më parë e ka dënuar sulmin në Banjskë”.

“Unë nuk e di a e keni parë këtë Rezolutë, por kjo Rezolutë e PE e dënon në masën më të madhe Serbinë në sulmin terrorist në Banjskë. Nëse e marrim pikën e parë, e dënon me gjuhë shumë të ashpër dhe quan sulm terrorist dhe i bën thirrje vendeve anëtare që nëse nuk e kanë dënuar, ta bëjnë sa më shpejt”, tha Tahiri.