Një tjetër rast i shfrytëzimit të prostitucionit u zbulua në zonën e ‘Astirit” në Tiranë.
Bëhet fjalë për një hotel në katin e dytë të një pallati të banuar, në mes të Astirit, në një nga zonat më të populluara të Tiranës.
Policia ka kryer veprimet e para, duke proceduar penalisht 40-vjeçaren për “ushtrim prostitucioni” dhe ish-punonjësin e hotelit për “moskallëzim krimi.
Aktiviteti kriminal që tashmë po hetohet nga policia, duket se u ka shpëtuar syve të banorëve të zonës, por pas publikimit të rastit ata thonë se veprimtari të tilla në komunitetin e banuar janë shqetësuese.
Banori 1: Mirë nuk është, s’ka njeri që të thotë është mirë!
Banorja 2: Shumë problematike, jetë e pasigurt për vajzat tona!
Banorja 3: Si nuk është problem o djalë?! Problem është!
Banorja 4: Kemi fëmijë dhe kemi frikë t’i çojmë në shkollë, edhe është shumë problem, koha ka ardhur shumë e vështirë!
Mediat kanë kontaktuar me një nga punonjësit që tha se hoteli nuk ka shërbyer asnjëherë si vend për ushtrimin e prostitucionit dhe se ish-kolegu i tij ishte pushuar prej kohësh nga puna.
“Shiko, hoteli nuk ka pasur asnjë lloj lidhje me çfarë është aty, është komplet vepër e personit përgjegjës, personit që ka bërë videon, hoteli nuk është i përfshirë në këtë gjë. Ai erdhi për të punuar me kohë të gjatë, nuk është se erdhi sot për nesër. Ish-punonjës, është hequr nga puna”, tha ai.
Çfarë ndodhi ditën e djeshme:
JOQ publikoi një video ku dyshohet se ushtrohet prostitucioni në hotelin “Star” në zonën e Astirit në kryeqytet.
Në një video të publikuar, e cila është bërë në fshehtësi nga recepsionisti i hotelit, dhe nga biseda me një vajzë kuptohet se bëhet fjalë për ushtrim prostitucioni.
M.B 40 vjeç, protagoniste e videos në hotel është proceduar penalisht për veprën penale të prostitucionit.
Në video ajo i rrëfente recepsionistit të hotelit eksperiencën me klientin teksa i thoshte se ky i fundit kishte dëshirë të bënte vetëm seks anal.
Në reagimin për JOQ, gruaja në video deklaroi se ajo kishte shkuar në hotel me të dashurin, ishte e divorcuar dhe po të donte ndërronte edhe “100 të dashur” pa i dhënë llogari askujt.
“Ore, jo një të dashur, por unë ndërroj edhe pesë o vëlla, kam të drejtën time, nuk më pëlqen i pari, do marr të dytin. Mund të kem edhe 100 të dashur more, kuptoji gjërat mirë.
Po qe puna për ta vërtetuar atë që thotë ai, e vërtetojmë bashkë me atë personin. Unë jam mami me tre fëmijë mo vlla, jam e divorcuar. Dhe nuk kam unë të drejtë të dal me persona ça dua unë?”,-tha ajo
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një rast të transmetuar ditën e djeshme, në portalin “JOQ”, që bën fjalë për një rast prostitucioni, në një hotel në Tiranë, ju bëjmë me dije se:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë, pas publikimit të pamjeve filmike, organizuan punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari.
Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të DVP Tiranë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– M. B., 40 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”;
– T. S., 47 vjeç, ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Kujtojmë se në janar të këtij viti në këtë zonë u zbulua një qendër masazhi ku ushtrohej aktiviteti i prostitucionit. Qendra operonte prej një viti në zonën e ‘Astirit’ dhe që ishte vendosur në brendësi të pallateve, pranë rrugës kryesore. Edhe në shtator u zbulua një qendër masazhi që shfrytëzohej si prostitucion./VoxNews