Britania e Madhe është përfshirë nga stuhia “Babet” e cila deri tani ka marrë tre jetë njerëzish, por autoritetet njoftojnë se “më e keqja akoma nuk ka ardhur”.
Sipas mediave britanike një avion ka rrëshqitur sot nga pista, duke lënë të bllokuar qindra pasagjerë.
Shërbimet e urgjencës, duke përfshirë tre ambulanca shkuan drejt Boeing 737-800 i cili u ul nga erërat e forta në orën 13:53.
Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë aeroportit u ndaluan përkohësisht me disa mbërritje të devijuara në aeroporte të tjera duke përfshirë Mançesterin.
Tre persona kanë vdekur tani ndërsa stuhia vrasëse vazhdon të bëjë kërdi.
Frika po rritet gjithashtu se ndeshja në shtëpi e Nottingham Forest kundër Luton mund të anulohet për shkak të përmbytjeve.