Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Kica-Xhelili: Motra e Fitore Pacollit ndali Rrugën A, e frikshme, e tmerrshme dhe e pafalshme

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka pyetur pushtetin e Vetëvendosjes nëse kjo që po ndodh me Rrugën A është drejtësia që kanë dashur, duke shtuar se motra e deputetes Firtore Pacolli ka vendosur masë të përkohshme për të ndalur punimet.

Kica-Xhelili tutje ka thënë se nuk e praktikon që të lëshohet në diskutime për raste aktive në gjykata, por thotë se ky vendim i Gjykatës Komerciale për bllokimin e Rrugës A është tjetër dimension.

Kica-Xhelili thotë se është e frikshme, e tmerrshme dhe e pafalshme që një vendim i tillë të kalohet pa u dënuar nga qytetarët e Kosovës dhe nga çdo qytetar i Prishtinës.

Reagimi i plotë:

Kur del MOTRA e deputetes së VV Fitore Pacolli, gjyqtarja Vlora Pacolli, dhe vendos masë të përkohshme për ti ndalur punimet e “Rrugës A” në Prishtinë – A është KJO drejtësia që ju donit?

Që fatin e rrugës përfundimi i së cilës është VITAL për qytetarët e Prishtinës ta vendos MOTRA e deputetes së pushtetit që ka humbur Prishtinën?

Kur nga Kryeministri Kurti e te të gjithë vartësit e tij literal, nuk ka pasur RAST të vetëm kur nuk i janë vërsulur sistemit të drejtësisë, SOT fshihen paturpësisht në heshtje pas njërit prej skandaleve më flagrante të gjyqësorit:

E kam thënë dhe e them prap, KURRË nuk lëshohem në diskutime të rasteve aktive në gjykata, por KJO ka tjetër dimension.

KJO është e frikshme. E tmerrshme! E pafalshme të kalohet pa dënim nga çdo qytetar i Kosovës e veçanërisht ÇDO qytetar i Prishtinës.

Vendimet e mëvonshme pak kanë rëndësi. Ky rast tanimë është KONTAMINUA.