Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë qëndrimit në Paris është takuar me emisarin e Qeverisë franceze për Ballkanin, Rene Troccaz.
Bislimi në një postim në rrjetin social X ka shkruar se me emisarin francez kanë diskutuar për një sërë temash.
“Kontributi dhe angazhimi i Francës në rajon vlerësohet shumë.
Mezi presim të forcojmë më tej lidhjet dhe marrëdhëniet tona”, ka shkruar ai.