Richard Grenell, ish-dërguari i posaçëm i ShBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë gjatë Administratës Trump, ka publikuar fotografinë nga takimi mes Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, dhe Ramush Haradinajt, ish-kryeministër i Kosovës.
Takim u realizua në Zyrën e Kryeministrisë në Tiranë, ndërsa Grenell ka bërë një postim interesant.
“Oh….” – ka shkruar Grenell në X.
Takimin Haradinaj e ka quajtur vëllazëror, derisa ka thënë se kanë diskutuar për zhvillimet që po kalon Kosova, Shqipëria dhe rajoni dhe për proceset që na presin, veçanërisht për sfidat e Kosovës në çështjet që kanë të bëjnë me dialogun, sigurinë dhe perspektivën e integrimeve euro-atlantike.