Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia Elbasan, pasi kishte vjedhur 300 mijë lekë, në banesën e një qytetarje.
Në kudër të operacionit policor të koduar “Kontakti” është vënë në pranga Markel Kyçyku.
Njoftimi i policisë:
Nga hetimet, 21-vjeçari rezultoi autor dhe i dëmtimit të disa objekteve në pronësi të teatrit “Skampa”, në muajin gusht të këtij viti.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetaseje, se në banesën në fshatin Shirgjan, i kishin vjedhur 300 000 lekë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan finalizuan operacionin policor të koduar “Kontakti”.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur zbardhja e kësaj vjedhjeje, si autor i së cilës u identifikua dhe u arrestua shtetasi M. K., 21 vjeç, banues në Elbasan.
Në vijim, gjatë veprimeve hetimore rezultoi se 21-vjeçari, më datë 03.08.2023, ka dëmtuar 2 objekte (çadra) në pronësi të objektit kulturor, teatri “Skampa”.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi M. K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.