Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Avokat i Vuçiqit”, Ramabaja ‘shpërthen’ ndaj Lajçakut: Kjo deklaratë e tij është irrituese

 
   

Analisti Sadri Ramabaja ka reaguar ashpër ndaj Miroslav Lajçakut dhe deklaratave të tij, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook e cilësoi Lajçakun si avokat të Serbisë, përkatësisht të Vuçiqit.

Ramabaja tha se deklarata e emisarit sllovak për sulmin terrorist në Bansjkë të Zveçanit është irrituese dhe e papërgjegjshme, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak: “E dëgjuam me kujdes Kurtin dhe shqetësimet e tij për sigurinë e Kosovës. Sulmi terrorist ndaj Policisë së Kosovës nga personat e armatosur përbën një precedent. Dënuam sulmin e 24 shtatorit….”.

Koment

Avokati i Serbisë M.Lajçak, pretendon ta kualifikoj që tashti agresionin serb ndaj Kosëvs si një sulm “nga personat e armatosur…”, si një akt banditësh e hajnash ordiner!

Deklaratë irrituese e një dipomati të papërgjegjshëm.

Si mund ta dëgjonin ai korpus diplomatësh perendimor këtë avokat të Vuçiqit tek tallej me BE-në dhe të mos reagonin meritueshëm?!