Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, është takuar me deputeten e parlamentit britanik, Alicia Kearns.
Takimi u bë në kuadër të mbledhjes së grupit të miqësisë Kosovë-Britani e Madhe, kryetare e së cilit grup është pikërisht Musliu-Shoshi.
Në takimin miqësor u shpreh mirënjohja dhe falënderimi i thellë ndaj Kearns për punën dhe mbështetjen e saj karshi Republikës së Kosovës.
“Po ashtu diskutuam specifikisht për nevojën e përkrahjes në fusha specifike në proceset që jemi si dhe thellimim e bashkëpunimit të mëtejmë” ka thënë Musliu-Shoshi në njoftimin e saj.
Ky është njoftimi i plotë mbi takimin:
Sot, bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë Kosovë-Britani e Madhe takuam kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Mbretërisë, znj. Alicia Kearns.
Në këtë takim shprehëm mirënjohjen dhe falenderimin për mbështetjen që tregon në vazhdimësi, znj. Kearns, ndaj Republikës së Kosovës.
Po ashtu diskutuam specifikisht për nevojën e përkrahjes në fusha specifike në proceset që jemi si dhe thellimim e bashkëpunimit të mëtejmë.
Përjetësisht mirënjohës ndaj aleatëve tanë!