Të paktën 248 njerëz janë vrarë në Gaza gjatë 24 orëve të fundit – duke përfshirë 56 persona në Rripin jugor të Gazës , ku u është kërkuar civilëve të zhvendosen – në mes të fushatës së sulmeve ajrore të Izraelit, sipas zyrës së mediave qeveritare të Hamasit në Gaza.
Zyra tha në deklaratat të shtunën se numri i të vdekurve në Gaza që nga sulmet e 7 tetorit të Hamasit ndaj Izraelit është rritur në 4,385, duke përfshirë 1,756 fëmijë dhe 967 gra. 13,561 persona të tjerë janë lënduar, raporton CNN.
Ndryshe, Agjencia e OKB-së për fëmijë UNICEF thotë se arriti të dërgojë furnizime të mjaftueshme me ujë për 22,000 njerëz për një ditë përmes kalimit Rafah në Gaza të shtunën.