Dy përfaqësues të Policisë së Shtetit ndodhen në selinë e PD dhe po i komunikojnë masën e GJKKO-së Sali Berishës.
Ish-kryeministrit, Sali Berisha i është caktuar masa “detyrim paraqitje” dhe i është bllokuar pasaporta, pas akuzave për dosjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Sali Berisha dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve në bashkëpunim. Veç tij, Gjykata e Posaçme vendosi detyrim paraqitje edhe për Fatmir Bektashin, ndërsa ra në pranga Jamarbër Malltezi./TCH
Top Channel: Sali Berishës i bllokohet pasaporta, i caktohet masa “detyrim paraqitje”