ABC News ka siguruar ekskluzivisht momentin e arrestimit të Jamarbër Malltezit në aeroportin e Rinasit.
Ai shihet me pranga në duar, teksa shoqërohet nga efektivë të veshur civilë.
Drejtësia ka nisur të shkundë pluhurin e dosjes për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në Tiranë.
Me urdhër të SPAK, këtë të shtunë u vu në pranga Jamarbër Malltezi, ortaku i tij Fatmir Bektashi, ndërsa ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha u caktua masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe bllokim pasaporte. Abc News ka siguruar akuzat zyrtare, të cilat janë shqiptuar nga Prokuroria e Posaçme në ngarkim të tyre