Dy persona janë arrestuar nga policia e Vlorës ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim për abuzim seksual.
Sipas policisë, dyshohet se tre të rinjtë kanë nxitur një 26-vjeçare që të përdorë lëndë narkotike, dhe kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.
“31-vjeçari me iniciale O.T. dhe 28-vjeçari me iniciale A.C. janë vënë në pranga, ndërsa 32-vjeçari me iniciale G.M. është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë nxitur një 26-vjeçare që të përdorë lëndë narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.