Filantropi dhe biznismeni i njohur Lazim Destani ka njoftuar se dje ka qenë një ditë e veçantë për biznesin e tij, pasi kompania “Next.e. Go Mobile” që merret me prodhimin e veturave elektrike është bërë pjesë e Bursës “NASDAQ” me seli në Neë York.
Destani ka thënë se kjo shënon një arritje të madhe për kompaninë “Next.e.Go Mobile”, pas një pune të madhe që është bërë.
“Listimi i Next.e.Go Mobile në këtë bursë amerikane dhe shpallja e djeshme e bërjes publike përbën kulmin e një pune të madhe e me përkushtim të një ekipi të tërë. Kjo arritje është dhe fillimi i kapitullit tjetër në rrugëtimin e Next.e.GO Mobile. Nasdaq gjithmonë ka qenë qendër për inovacionin dhe ne jemi vërtet të lumtur që jemi pjesë e këtij ekosistemi me aq shumë ndikim”, shkroi ai në Facebook.