Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Xhevdet Pozhari tregon cili është ministri që ka punuar më së shumti deri tash në Qeverinë Kurti

 
   

Analisti politik, Xhevdet Pozhari, në emisionin ‘Sofra e Saliut’, është pyetur se cili ministër është më punëtori?

Ai thotë se më së shumti i ka ra minsitrit Xhelal Sveçlës, ndërsa në fillim të Qeverisë, i ka ra më së shumti Arben Vitisë, në kohën e pandemisë.

Pozhari pohon se për Bujqësi është Faton Peci, por edhe Albulena Haxhiu.

Pozhari thotë se ministri që nuk përmend shpesh është ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, dhe është më modest për nga natyra.

“Mendoj që një prej ministrave që ka tregu sukses që nuk është përfolë shumë është Hajrulla Çeku”, thotë Pozhari.