Një aksident ka ndodhur në Shkodër, ku ka mbetur i plagosur një 60 vjeçar. Shtetsi Xh.J 19 vjeç duke drejtuar mjetin ka përplasur shtetasin B.Ç 60 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë Shkodër:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 10:30, në rrugën “Qemal Draçini”, automjeti me drejtues shtetasin Xh. J., 19 vjeç, banues në fsharin Sheldi, Shkodër, ka aksidentuar shtetasin B. Ç., 60 vjeç, banues në fshatin Dobër, Malësi e Madhe, i cili është jashtë rrezikut për jetën.Shtetasi Xh. J. u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.