Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Juristi i njohur bën deklaratën e fortë: Gjyqi ndaj Berishës do të jetë i gjatë, sa vite burg rrezikon ish-kryeministri

I ftuar në “Neësline”, juristi, Jordan Daci ka folur në lidhje me lëvizjen e fundit të SPAK, në familjen Berisha, ku u arrestua dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, po ashtu ndaj Berishës u dha masa e sigurisë detyrim paraqitje, në lidhje me kompleksin “Partizani”.

Daci tha se drejtësia e re ka dy vite që e ka konfirmuar që po funksionon dhe do të vazhdojë ta tregojë në vazhdimësi.

“Nuk duhet të presim këtë rast për ta provuar. Në këto dy vite e fundit është provuar, që asnjë person nuk mund ti shmanget SPAK.

Besoj do të provohet edhe në shumë raste të tjera dhe kjo është një gjë për t’u përshëndetur” tha fillimisht Daci.

Juristi tha se gjyqi ndaj ish-kryeministrit do të jetë i gjatë dhe nëse të gjitha provat vërtetohen, Berisha rrezikon 4 deri në 10 vite burg.

“Është shumë herët për të dalë në konkluzione, sepse niveli i provave është në atë të dyshimet, duhet te hetohen, më pas gjyqi do të jetë i gjatë.

Vepra është një vepër e rëndë që dënohet me 4-12 vite burg, nëse të gjitha akuzat provohen nga drejtësia.

Rrethi personave të përfshirë do të jete i vështirë të zgjerohet, pasi ka kaluar harku kohor 10 vite.

Drejtësia ka një mesazh të dytë, që duhet t’i nxjerrë të gjithë emrat e përfshirë dhe duhet të thotë për secilin arsyet se pse këto emra nuk janë përfshirë” shtoi Daci.

Daci theksoi se ndaj Berishës u dha një tjetër masë sigurie se ajo e dhëndrit, jo për shkak të moshës, por për shkak të elementeve të sigurisë.

Ai shtoi se nuk pritet që ndaj ish-kryeministrit të ketë ndryshim të masës së sigurisë në vazhdim.

“Jo mosha nuk është pengesë në këtë rast. Gjykata e ka konsideruar masë të mjaftueshme sa i përket elementeve të sigurisë. Nëse ky dyshim do të ishte i plotë, mundet që gjykata të jepte masën e arrestit me burg” u shpreh juristi.