Pas pak pritet që të rinisë seanca që u ndërpre dy herë për masën e sigurisë për dhëndrin e Sali Berishës, Jamarbër Malltezi dhe biznesmenin Fatmir Bekteshi.
Seanca ishte planifikuar në orën 13:30, por avokatët kërkuan dy orë kohë për t’u njohur me dosjen.
Gjykata e pranoi dhe e shty në 15:30. Por sapo rinisi seanca, sërish avokatët kërkuan më shumë kohë duke e rishtyrë në 18:00 të mbrëmjes.
Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në dosjen e privatizimit të kompleksit “Partizani”.